3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Konferenca Ballkanike për ujin / Çmimi “NJË JETË NË SEKTORIN E UJIT” i ndahet Bardhyl Vokshit të ‘Hidrodrini’-t

Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike për ujin, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB, e ku në mesin e të gjitha Kompanive Rajonale të Ujësjellësit nga Kosova dhe shtetet fqinje, po prezanton edhe KRU ‘Hidrodrini’.

Temë e konferencës për këtë vit është, ‘Bashkëpunimi Ndërfqinjësorë’, me Moton ‘PROMOVIMI I PAQES PËRMES MENAXHIMIT NDËRKUFITAR TË UJIT’.’

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’, bënë të ditur se nga kjo konferencë ballkanike, Çmimi “NJË JETË NË SEKTORIN E UJIT” i ndahet z.BARDHYL VOKSHI – Shef i Sektorit të Ujësjellësit në KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

‘I Propozuar nga KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, me motivacion për katër dekada profesionizëm e ndershmëri, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për përkushtimin e treguar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, Çmimi “NJË JETË NË SEKTORIN E UJIT” – në Konferencën dhe Ekspoziten e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB i është ndarë z.BARDHYL VOKSHI – Shef i Sektorit së Ujësjellësit në KRU ‘Hidrodrini’-Qendra-Pejë.’-thuhet mes tjerash në komunikatën e kaj kompanie.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Konferenca Ballkanike / Çmimi “NJË JETË NË SEKTORIN E UJIT” i ndahet z.BARDHYL VOKSHI – Shef i Sektorit të Ujësjellësit në KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

I Propozuar nga KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, me motivacion për katër dekada profesionizëm e ndershmëri, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për përkushtimin e treguar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, Çmimi “NJË JETË NË SEKTORIN E UJIT” – në Konferencën dhe Ekspoziten e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB i është ndarë z.BARDHYL VOKSHI – Shef i Sektorit së Ujësjellësit në KRU ‘Hidrodrini’-Qendra-Pejë.

Ky çmim, nderon dhe bënë krenarë secilin punonjës të Kompanisë tonë!

Ndryshe, Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, tre ditore, kësaj radhe po zhvillon punimet në Prishtinë me datat 5, 6 dhe 7 Nëntor 2024, me temën ‘Bashkëpunimi Ndërfqinjësorë’, me Moton ‘PROMOVIMI I PAQES PËRMES MENAXHIMIT NDËRKUFITAR TË UJIT’.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...