15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të quajtur “Rugova dhe Perëndimi”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sipas Bashës, “Rugovës do t’i vinte marre me LDK-në sa poshtë gjendet”. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Rugova nuk ka qenë nënshtrues ndaj askujt”,

Deputeti i pushtetit përmendi dy deklarata të Rugovës të cilat i përdori “për ta sulmuar lidershipin aktual të LDK-së”.

Në mungesë të një vizioni të politikës së jashtme, LDK paska organizu konferencë edhe i paskan ftu ambasadorët me ju thënë që ne jemi krejt si Rugova, e me shpresë se ju dhez tek qytetarët. Ani për m’i bind ma shumë, e paskan marrë Edi Ramën!

Ju veç me Rugovën s’keni lidhje, edhe marre i kish ardh me ju pa sa poshtë keni ra!

Kur ka qenë interesi i Kosovës, Rugova nuk ka qenë nënshtrues ndaj askujt!

Në vitin 1990 ambasadori amerikan Zimerman bën presion mbi Rugovën që ta ftoj popullin të merr pjesë në zgjedhjet të organizuara nga Millosheviqit, mirëpo Rugova e refuzon kategorikisht propozimin amerikan!

Kurse LDK e sotit ka leju me vite zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, dhe kur Kryeministri Kurti i ndaloj, LDK u palu edhe na thojshin po na prishni me Amerikën!

Tjetra, në vitin 2000 një gazetar gjerman e kishte pyetur Rugovën, çka nëse bashkësia ndërkombëtar këmbëngul me lënë Kosovën në Jugosllavi? Rugova ishte përgjigj, “Atëherë do të ketë një luftë të ardhshme. Ne, të gjithë, pra i gjithë populli kosovar, do të ngriteshim në barrikada.”

Një LDK e sotit e kishin quajtë Rugovën anti-amerikan, edhe dro që e kishin përjashtu prej partisë!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...