15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Konfirmohet intervistimi i Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale, avokati Tomë Gashi thotë se klienti i tij ka dhënë “sqarime”

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale.

Kështu ka konfirmuar Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Berisha.

“Për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës sot zotni Martin Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese me të cilën ne besojmë që i ka ndihmuar Prokurorisë për të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb i afërm me shërbimin sekret të Serbisë me qellim të dëmtimit të reputacionit të profesorit Martin Berisha. I cili është halë në sy të Serbisë edhe të disave që me vetëdije apo pa vetëdije i shtyjnë agjendat e Serbisë”, ka pohuar ai.

Avokati ka falënderuar tutje Prokurorinë.

“Ne i falënderohemi Prokurorisë e cila përfundimisht besojmë që e ka kristal të qartë se Martin Berishaj ka pësuar paksa dëmtim kolaterale të atyre që në mënyre patologjike e uredines Lëvizjen Vetëvendosje e posaçërisht kryeministrin më ttë mire që e ka pas Kosova ndonjëherë zotni Albin Kurti”, thotë Gashi.

Intervistimin e ambasadorit Martin Berishaj e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale Shpëlarje e parave, Shmangie nga Tatimi dhe Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni. Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021. Ai ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...