16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Konfirmohet: Kosova as sot s’hyn në agjendë të ministrave të KiE

Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se as sot aplikimi i Kosovës në KiE nuk u vendos në agjendën e ministrave, kësisoj ai konfirmon se votimi ka gjasa të shtyhet.

Në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti thekson se “qëndrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Miroslav Lajcak për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset sot në agjendën e ministrave të jashtëm”.

Ai thotë se “Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft Statutin e Lajcakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...