17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Konfirmohet marrëveshja e Pogbas me Juven, në fillim të korrikut testet mjekësore

Paul Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë gjatë këtij afati kalimtar – ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Përmes një njoftimi, ai ka thënë se tashmë është arritur marrëveshja e plotë dhe francezi do të rikthehet te Bianconerët.

Mesfushori do të udhëtojë në Itali në fillim të muajit korrik për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën.

Pogba e ka dashur vetëm Juventusin, përkundër përfshirjes së drejtpërdrejtë të Pep Guardiolas, i cili e kërkoi te Manchester City.

Juventusi e transferoi kampionin e botës si lojtar të lirë para një dekade dhe ia shiti Unitedit në vitin 2016 për asokohe shumë rekorde (prej 105 milionë eurosh), ndërsa tash po e merr sërish me parametrat zero.

Detajet e marrëveshjes do të sqarohen pas një takimi të ri gjatë ditës së sotme (e enjte) në Milano./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...