2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Konfirmohet: Papa viziton Shkupin më 7 maj

Kreu i Kishës katolike Papa Françesku do ta vizitojë Republikën Maqedonia Veriore më 7 maj, ku do ta presin rreth 50.000 njerëz në stadiumin e qytetit.

Këtë ka deklaruar drejtori i shtëpisë përkujtimore “Nëna Tereze” në Shkup, Arian Asllani. Papa do ta vizitojë kishën katolike në Shkup dhe shtëpinë përkujtimore “Nëna Terezë”, transmeton TV21.

Pas pritjes zyrtare, Papa do të takohet me presidentin maqedonas Gjoregje Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe korit diplomatik. Takimet do të mbahen në pallatin presidencial në lagjen Vodno të Shkupit. /Njeshi&T7/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...