23.8 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Konfirmohet vdekja e nënës së Edmond Lajqit, një ditë pasi ai vrau bashkëshorten

Siç raportoi edhe më herët ‘RADIO 1’, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimit se të martën vrau bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella.

‘RADIO 1’ edhe zyrtarisht nga burime të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, merr vesh se nëna e tij ishte e shtrirë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende. Gjykata Themelore e Pejës ka njoftuar se i njëjti mund të dënohet me së paku 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.

Ndryshe, derisa u komunikua vdekja e të ndjerës Zyrafete, nëna e dorasit të bashkëshoretes së tij, Gjyljeta Ukellës, organizatat e shoqërisë civile në Pejë realizuar  marshin protestues paqësorë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi nisi në qendrën e qytetit, ku u bashkuan qindra pjesëmarrës, që vazhduan marshimin tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...