Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një plagosjeje të rëndë në Kaçanik.
Sipas Policisë, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 1 Prillit, autoritetet kanë pranuar informacionin se një person ishte plagosur dhe ndodhej në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi”.
Polici që vdiq është Muhamet Lika.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për ‘RADIO 1’ se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.
“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai./Njeshi/