-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Konfirmon Policia: Një i lënduar lehtë pas vetaksidentit tek kilometri i 5-të. Rruga e lirë për qarkullim

Siç kishte raportuar pasdite NJeshi, sot rreth orës 16:47 minuta, ka ndodhur një vetaksident, pasojë e të cilit vetura e aksidentuar është rrotulluar brenda tunelit të dytë, që ndodhet afër kilometrit të 5-të, në rrugën Pejë-Rugovë.

Driton Rugova – Zyrtar për media në Policinë Rajonale të Pejës, i ka konfirmuar Radio-Portalit Njeshi, se ngjarja ka qenë vetaksident me pasojë një person të lënduar lehtë, i cili pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi.

Rugova më tej ka thënë se, pas ekspertizës policore, vetura e aksidentuar është tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe tashmë rruga Pejë-Rugovë (segmenti tek tuneli i II-të), është e lirë për qarkullim. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...