22.6 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Vritet një grua në Pejë, arrestohet bashkëshorti

Një grua është vrarë të martën në Pejë, e vrasja dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar rastin për Njeshin, duke njoftuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

I dyshuari është arrestuar e në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...