26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Konfiskohen 112 patentë shoferë në rajonin e Gjakovës

Policia ka bërë të ditur se në kuadër të Njëjësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është themeluar një task forcë pjesë e planit operativ “Droni”, siç thuhet në njoftim.

Me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor,  parandalimin e aksidenteve të trafikut, identifikimin e kundërvajtësve, identifikimin dhe parandalimin e kundërvajtjeve të rrezikshme.

Policia ka bërë të ditur nga data 24 deri më 28 maj janë konfiskuar si masë mbrojtëse 112 patentë shoferë për kundërvajtjet të ndryshme.

Duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve, si masa preventive dhe ndëshkuese në kuadër të aktiviteteve të kësaj task force.

Nga data 24.05.2024 e deri me datën 28.05.2024, janë konfiskuar si masë mbrojtëse njëqind e dymbëdhjetë (112) patentë shoferi për kundërvajtjet të ndryshme, ndër të tjera për: tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë etj”.

“Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe nëntëqind e dy (902) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë,  përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...