18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Konfiskohen mbi 50 kg marihuanë, katër të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, ka identifikuar katër persona të dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, pas një hetimi intensiv.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit prej të dyshuarve me inicialet S.S. në fshatin Grekoc të Suharekës. Aty ka gjetur sasi të konsiderueshme marihuane në vlerë rreth 70 mijë euro.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar:

    • Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram.
    • Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
    • Një diviar.
    • Një veturë.
    • Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
    • Një peshore digjitale.
    • Para të gatshme, 1,425 Euro.
    • Një Iphone 12 pro.
    • Një telefon Samsung.
    • Një telefon Iphone XS .
    • Një Telefon Nokia .
    • Një veturë BMW.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...