3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Konfiskohen rreth 100 kilogramë drogë, Qavolli: Do të kërkojmë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit

Një operacion i madh policor u zhvillua sot nga Antidroga e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Pejës, në fshatin Raushiq.

“Kalaja” prangosi dy persona të dyshuar, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Aty u gjet dhe konfiskua rreth 100 kilogramë drogë e llojit marihuanë.

Rreth këtij rasti ka folur për media prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Është shkatërruar një laborator i drogës. Operacioni është zhvilluar në Raushiq të Pejës dhe kemi zhvilluar kontrolla edhe në Barilevë. Janë 213 bimë, në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur”, tha ai.

Qavolli njoftoi se në këtë aksion janë konfiskuar edhe katër vetura.

Ai njoftoi se nesër do të bëhet edhe kërkesa e caktimit të masës së paraburgimit për personat e dyshuar.

Për rastin më herët njoftoi edhe Policia e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...