24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Konflikti Izrael-Palestinë, SHBA: Jemi të gatshëm të ndihmojmë për armëpushimin

Sot në një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB, Shtetet e Bashkuara informuan Izraelin, palestinezët dhe palët e tjera të interesuara se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje “nëse palët kundërshtare duan një armëpushim”, në mënyrë që të ndalojnë dhe t’i japin fund dhunës në Gaza.

“Shtetet e Bashkuara kanë punuar pa u lodhur për t’i dhënë fund konfliktit përmes kanaleve diplomatike, pasi besojmë se izraelitët dhe palestinezët kanë të drejta të barabarta për sigurinë,” tha ambasadorja amerikane pranë OKB-së Linda Thomas-Greenfield, raporton Reuters.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili kryesoi seancën e sotme, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të “marrin përgjegjësi, të marrin një qëndrim dhe, së bashku me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, të mbështesin Këshillin e Sigurimit në qetësimin e situatës”.\Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...