10.2 C
Pec
E diel, 3 Dhjetor, 2023

Kongresistja republikane e mbështet Kosovën: I papranueshëm agresioni i shteteve të mbështetura nga Rusia kundër Kosovës

Kongresistja republikane, Lisa McClain, i ka dhënë mbështetje Kosovës, teksa ka thënë se çdo agresion ndaj Kosovës prej shteteve që mbështeten nga Rusia është i papranueshëm.

Ajo ka thënë se Kosova prej kohësh është aleate e SHBA-ve, kështu, ajo thotë se SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës.

”Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, ka thënë ajo.

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci ka falënderuar kongresisten republikane përmes një reagimi në X.

“Miqësia e përjetshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është një dëshmi e lidhjeve të qëndrueshme përmes qëllimit të përbashkët, mbështetjes reciproke dhe përkushtimit për paqe dhe stabilitet. Faleminderit”, shkruan Statovci./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...