Kongresmeni republikan, Carlos A. Gimenez me anë të një statusi ka shprehur falënderimet e tij për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas Gimenez, edhe shtetet tjera duhet të ndjekin shembullin e presidentes Osmani.
“Faleminderit, Zonja Presidente! Kjo po pritet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj.”, ka shkruar ai.
Thank you, Madam President! This is being well received in the United States & our other allies in Europe should follow your example.
— Rep. Carlos A. Gimenez (@RepCarlos) April 3, 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit prej 10 për qind për produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë veprim sipas Osmanit, do të përcillej mesazhi se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në./Njeshi/
Donika Kadaj, Hekuran Muratit: A mbyllet Qeveria në 16:00, të shkoj mandati tu shqyrtu!