13.2 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Konjufca: Afrim Bunjaku dha shembullin më të vyer se si duhet vepruar në momente vendimtare

Udhëheqësit e Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i heroit, Afrim Bunjakut në Samadrexhë, për nder të njëvjetorit të rënies së tij gjatë detyrës zyrtare në Banjskë të Zveçanit.

Me ç’rast, kryekuvendari, Glauk Konjufca, tha se Bunjaku ka dhënë shembullin më të vyer, se si duhet të veprohet në momente vendimtare kur e kërkon shteti e Republika e vendit.

“Jemi këtu për ta nderuar heroin tonë, Afrim Bunjakun në njëvjetorin e rënies së tij. Afrim Bunjaku është hero që ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe paprekshmërisë territorialE të Republikës së Kosovës. Ai e dha shembullin më të vyer që kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, se si duhet të jipet jeta dhe se si duhet të vetëmohohet individi për të mirën e përgjithshme”, ka deklaruar Konjufca gjatë homazheve.

Po ashtu, Konjufca konsideroi që heroi Afrim Bunjaku, ka dhënë shembullin më të mirë edhe për motrat e vëllezërit e tij, të cilët janë pjesëtare të Policisë së Kosovës.

Fillimisht, Kurti e Konjufca ishin për vizitë tek familja e heroit, Afrim Bunjakut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...