26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Konjufca dhe drejtori i Qendrës Përkujtimore “Srebrenica” folën për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e Qendrës Përkujtimore Srebrenica, Emir Suljagiq.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në takim u bisedua lidhur me të kaluarën “e cilësuar nga krimet e luftës dhe gjenocidi i përgjakshëm i Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe boshnjak”, si dhe për nevojën e bashkërendimit kundër përpjekjeve që duan të cenojnë apo fshehin qëllimtazi të vërtetën, kundër tentativave për të vonuar apo shmangur vendosjen e drejtësisë.

Konjufca theksoi se Kuvendi ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e njeh zyrtarisht si gjenocid masakrën e Srebrenicës, duke konfirmuar kështu mbështetjen e pakursyer ndaj Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim.

Suljagiq e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe shprehu mirënjohje për miratimin e kësaj rezolute nga Kuvendi i Kosovës, si dhe potencoi rëndësinë e bashkëpunimit, për të ekspozuar sa më efektivisht krimet e luftës dhe gjenocidin, për të mbrojtur dinjitetit dhe të vërtetën, të cilën Serbia në mënyrë shtetërore përpiqet ta fshehë apo shtrembërojë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...