6.2 C
Pec
E martë, 5 Nëntor, 2024

Konjufca e pranon Raportin e Progresit: Do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pranuar Raportin e Progresit për vitin 2024 nga ambasadori i BE-së, Aivo Orav.

“Ambasadori Orav theksoi se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen.”

Konjufca tha se ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës.

“Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë. Kryetari Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...