27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Konjufca ia shpreh shqetësimet homologes së tij sllovene për “tendencat destabilizuese të Serbisë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur shqetësimet e tij për “tendencat destabilizuese të Serbisë”, të cilat sipas tij kulmuan me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë.

Pas takimit që ka mbajtur me homologen e tij sllovene, Konjufca ka shprehur falënderime për shtetin e saj në të gjitha etapat. Konjufca  ka thënë se Sllovenia ka përkrahur Kosovën në rrugëtimin drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës e me përkrahjen për heqjen e vizave.

“Në kuadër të vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore. Kjo është vizita e parë në nivel të kryetarëve. Ë zhvilluam një bisedë shumë miqësore. E njoftova kryetaren për përparimet që ka bërë Kosova në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik që ka arritur. E falënderova që Sllovenia që përkrahu heqjen e vizave. E shpreha mirënjohjen edhe për mbështetjen e madhe që na jep shteti slloven për në Këshillin e Evropës. Me homologen time i ndamë pikëpamjet për zhvillimet në rajon dhe në përgjithësi. Kosova dhe Slloveni janë të drejtuara në anën e Ukrainës. Kosova është ende në pritje të përgjigjes për kërkesës e saj për anëtarësim në BE duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk e ka këtë status”, u shpreh Konjufca.

Ai tha se e ka njoftuar kryetaren edhe në lidhje me sulmin që shteti serb e ka shkaktuar në veri të Kosovës, ku mbeti i vrara rreshteri Afrim Bunjaku, duke thënë se nuk mund të ketë fqinjësi të mirë pa u dënuar kryesit e këtij krimi.

“Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon pa u dënuar kryesit e këtij krimi.  Theksova që institucionet tona i kanë përmbushur kërkesat e BE-së por masat ende vazhdojnë. Sllovenia e ka treguar aleancën e saj të fort me Kosovën”, u shpreh tutje Konjufca. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...