5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Konjufca: Jemi angazhuar për të marrë masa në drejtim të luftimit të pabarazisë gjinore

Sot me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruar, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka shfrytëzuar rastin dhe u ka uruar të gjithëve 8-marsin.

“Dita e Gruas, e shënuar më 8 Mars vijon ta zgjojë ndërgjegjen e gjithsecilit për të ecur në rrugën drejt barazisë” e filloi postimin ai.

“Vazhdimisht jemi angazhuar për të marrë masa në drejtim të luftimit të pabarazisë gjinore. Arritjet janë të numërueshme, siç është tepër evidente se edhe më shumë mbetet për t’u bërë”, vazhdoi Konjufca duke thënë që rastet me dhunë në familje janë mjaft shqetësuese, ku pavarësisht masave ligjore, rastet vazhdojnë të jenë të larta.

“Ta ruajmë në vëmendje se kur themi grua, aty për aty kemi prekur gjysmën e popullsisë së një vendi, por edhe të gjithë botës. Në këtë kuptim, përveç se e drejtë, ngritja e pozitës së gruas është diçka prej të cilës fitojnë të gjithë, sepse angazhimi i plotë i shoqërisë përbën një rendiment maksimal të gjithanshëm”, vazhdoi më tutje ai.

Si përfundim ai tha se sferës publike i nevojitet gruaja, sepse pa të nuk mund të jetë e mirëfilltë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...