18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Konjufca konfirmon: VV nuk është takuar me Nismën

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me nënkryetarët e partive opozitare, ku është diskutuar organizimi i seancës konstituive që pritet të mbahet më 15 prill.

 

 

 

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së, si dhe të partive të komuniteteve joshumicë. Lista Serbe mungoi në këtë takim.

Në fund të mbledhjes, Konjufca ka përgënjeshtruar raportimet e fundjavës, sipas të cilave Albin Kurti ishte takuar me Fatmir Limajn për një marrëveshje të mundshme rreth qeverisë së re.

“Jo, nuk ka pasur takim me Nismën,” tha shkurt Konjufca, duke hedhur poshtë çdo spekulim.

Ai shtoi gjithashtu se: “Nuk do të ketë Qeveri pa koalicion,” një deklaratë që lë të kuptohet se pa marrëveshje ndërmjet partive, nuk do të ketë formim të institucioneve.

Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, situata politike mbetet e tensionuar, ndërsa ndërtimi i një shumice parlamentare duket ende i largët./Njeshi/

Konjufca e thotë atë që të gjtihë e dinin por se deklaronin: Nuk ka Qeveri, pa koalicion!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...