28.6 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Konjufca: Kosova, histori suksesi e NATO-s

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka quajtur të shkëlqyeshëm vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosovës i dha statusin e anëtarit të asociuar.

Në një postim në Facebook, Konjufca ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë anëtarët e Asamblesë Paralemntare të NATO-së që sot me votën e tyre i dhanë statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se Republika e Kosovës është histori sukesi e NATO-së, ndërsa NATO është destin i Kosovës.

Postimi i plotë:

Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme!

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s! Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi.

Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...