21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Konjufca: Kosova mori një konfirmim nga KiE, nga miqtë e aleatët tanë se institucionet tona janë demokratike

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Aslambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës votoi në favor të Kosovës, për anëtarësim në këtë organizatë.

Konjufca, mes tjerash theksoi se dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës. “Sot jemi vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës”, shkroi Konjufca.

“U shmangën kushtëzimet shtesë dhe amendamentet që do t’ia vështirësonin rrugën Republikës së Kosovës drejt Këshillit të Evropës”.

“Me shumicë dërmuese sot Kosova mori një konfirmim nga Këshilli i Evropës, nga miqtë e aleatët tanë se institucionet tona janë demokratike”.

“Dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës. Besojmë dhe angazhohemi fort që një ditë e tillë të përsëritet në ministerialin e ardhshëm në maj, ku Kosova të anëtarsohet me të drejta të plota, e barabartë mes të barabartëve në Këshillin e Evropës!”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...