12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka thënë se e mbështesën grevën e stafit të mirëmbajtjes.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se si kabinet i kryeparlamentarit inkurajojnë stafin e mirëmbajtjes të vazhdojnë kërkesat kundrejt operatorit ekonomik me të cilin kanë edhe marrëdhënie pune.

“Çështja e pagës është obligim i operatorit ekonomik si punëdhënës dhe stafit si punëmarrës. Pagesa apo mos pagesa e kontributeve është ekskluzivisht obligim i Administratës Tatimore të Kosovës. Kurse Kuvendi i Republikës së Kosovës obligohet që para nënshkrimit të çdo kontrate të kërkojë dëshmi se aplikusi është tatim pagues i rregullt”.

“Në mungesë të mjeteve procedurale për t’i dhënë përgjigje kërkesave të drejta të stafit mirëmbajtës, si kabinet i kryetarit të Kuvendit mbështesim publikisht kërkesat e tyre duke vlerësuar të drejtë konstatimin se pagesat aktuale janë jashtëzakonisht të vogla”, ka shkruar Kërçeli.

Më tej, ai ka listuar edhe disa sqarime lidhje me pagesat dhe obligimet e operatorit ekonomik, që janë si më poshtë:

  • Në kontratën e vitit 2019, pagat minimale bruto për mirëmbajtje të pastrimit kanë qenë si në vijim: Stafi për mirëmbajtje higjienike 250 euro kurse pjesa tjetër 300 euro deri 400 euro.
  • Njësoj si në vitin 2019, kanë qenë edhe në aneks kontratën e vitit 2021.
  • Në kontratën e vitit 2022, paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: 280 euro.
  • Në kontratën e vitit 2023 paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: nga 300 euro.
  • Në këto procedura të mëparshme, Autoriteti Kontraktues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka kërkuar që tenderuesi duhet të paguajë pagën minimale për kategoritë e shërbimeve që ofrohen. Një kërkesë e tillë ka qenë në Dosje të tenderit dhe në kontratë, të cilën operatori ekonomik gjatë ekzekutimit të kontratës ka qenë i obliguar ta përmbushë!
  • Në kontratën aktuale operatori ekonomik i ka dorëzuar dëshmitë se pagat minimale të paguara janë nga 300 euro e më tepër, në varshmëri të pozitës./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...