15.7 C
Pec
E premte, 24 Mars, 2023

Konjufca pas takimit me Escobar: Ndryshe nga Serbia ne jemi konstruktiv, nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca ka takuar sot emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar me të cilin kanë diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin e 18 marsit në Ohër.

Konjufca ka thënë se në këtë takim ka theksuar faktin se asnjëherë s’do të humbet fokusi nga njohja e plotë dhe se çdo marrëveshje që arrihet me Serbinë duhet të respektojë në plotëni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues  të Republikës së Kosovës.

“Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Kreu i Kuvendit ka shtuar se Kosova është palë e përkushtuar për fqinjësi e paqe në rajon dhe për dallim nga Serbia, Kosova ka ruajtur rol konstruktiv në proces, përfshirë edhe 27 shkurtin.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel”, ka shkruar Konjufca.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...