15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Konjufca për Asociacionin: Asgjë më shumë se çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka folur rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

I pyetur rreth Asociacionit, ai ka thënë se i njëjti nuk duhet të themelohet para marrëveshjes. Megjithatë, Konjufca deklaroi se do të ishte ecje e madhe përpara, nëse Kosova e merr një njohje de facto nga Serbia.

“Kosova përmes një premtimi dhe instruksioni të Gjykatës Kushtetuese, po don me nxjerr njohjen de facto, qekaq e thjesht matematikisht, mendoj se të kishte qenë ky pozicionim i Kosovës. Pra kurgjo duke mos dhënë më shumë se Gjykata Kushtetuese që na ka thënë, na me mujtë me kap njohjen de facto prej Serbisë, që do të ishte shumë ecje e madhe përpara. Por unë nuk mendoj se do të ndodhë kjo, sepse Serbia nuk do ta pranojë këtë.”  deklaroi Konjufca në ATV./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...