8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Konjufca për zgjedhjet e reja: Sa më herët aq më mirë për Kosovën, gara do të jetë për vendin e dytë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë për mediat  se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare është në të mirë të Kosovës, ndërsa garën më të madhe e sheh për vendin e dytë.

Konjufca i ka përmendur edhe sondazhet e fundit që e nxjerrin VV-në të parën me një përqindje të lartë.

Konjufca ka thënë se zgjedhjet parlamentare nëse mbahen më shpejt është më mirë për Kosovën por që kërkon koordinim me institucionet përgjegjëse, përfshirë Qeverinë e Presidencën.

“Sa më herët ma merr mendja aq më mirë për Kosovën, mirëpo natyrisht që Qeveria i ka planet e veta, projektet që është duke i realizuar e pastaj në bazë të këtyre dyjave duhet të gjejmë një drejtpeshim në kohën më të mirë të zgjedhjeve e cila do të bëhet me marrëveshje me subjektet politike, po edhe mes kryeministrit, presidentes e edhe mes meje si kryeparlamentar”, u shpreh Konjufca.

Ai e ka komentuar edhe koalicionin që pritet të lidhet ndërmjet AAK-së dhe Nisma Socialdemokrate.

“Koalicionet kanë ndodhur e ndodhin edhe tash, Aleanca ka qenë edhe më herët në një koalicion me Nismën me sa e mbaj mend po ndodh sërish, e sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, çka me thanë, sondazhet janë, rezultatet janë të qarta, unë mendoj që gara ka me qenë një garë e ashpër për vendin e dytë”, deklaroi Konjufca./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...