13.2 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Konjufca pret në takim ambasadoren e re të Holandës, detaje se çka diskutuan

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Konjufca e ka falënderuar  ambasadoren Boven për vizitën dhe e ka uruar për detyrën e re.

“Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren për vizitën, duke e uruar për detyrën e re. Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e Holandës ndaj Kosovës nëpër etapa të ndryshme, si dhe e vlerësoi mbështetjen e shtetit holandez ndaj vendit tonë që prek shumë sfera, duke përfshirë edhe atë të integrimeve. Sipas tij, është tejet e nevojshme që kjo mbështetje të vazhdojë.”

Në takim është diskutuar për cështje të aktualitetit.

“Në takim u diskutuan edhe çështje të aktualitetit, ku kryetari Konjufca theksoi se mbështetja e Holandës është shumë e nevojshme dhe e mirëpritur në lidhje me sfidat e ndryshme që kemi përpara, përfshirë edhe ato të zhvillimit të mëtejshëm socio-ekonomik, të stabilitetit dhe ndërveprimit për lehtësimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën. Bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin midis dy vendeve tona, si dhe u pajtuan për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale në të gjitha fushat.”

“Ambasadorja Karin Boven e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj të plotë të bashkëpunimit, të bazuar në interesat e përbashkëta dhe në vlerat evropiane, të cilat i ndajmë. Ajo u shpreh se mbështetja e Holandës në drejtim të Kosovës do të vijojë edhe në të ardhmen.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...