13.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Konjufca priti në takim deputetin italian Emanuele Loperfido

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin italian Emanuele Loperfido, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Italisë, i shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu.

Temë diskutimi e takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Italisë dhe Kosovës, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë në këtë kohë të krizave dhe konflikteve.

Kryetari Konjufca shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat, sikurse konfirmoi përkushtimin e Kosovës për të ndjekur rrugën evropiane të forcimit dhe zhvillimit të shtetit.

Sipas Kryetarit të Kuvendit  orientimi i Republikës së Kosovës kah Bashkimi Evropian nuk është vetëm çështje e interesave ekonomike apo e sigurisë, por është një përcaktim i hershëm vleror dhe politik.

U diskutua edhe për rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe nevojën e domosdoshme për të luftuar ndikimin e forcave antiperëndimore në rajon si Rusia apo Kina.

 

 

Deputeti  Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Të dyja palët shprehën nevojën e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në rritjen e lidhjeve ekonomike./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...