Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Fillimisht Spiropali, është pritur në kufi nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur u zgjodh në këtë detyrë më 30 korrik./Njeshi/