Kryetari i Kuvendit të Kosovë ka pritur sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Japonisë për Kosovën, Kiminori Iwama, duke shënuar kështu takimin e parë mes tyre.
Sipas njoftimit, kryeparlamentari Konjufca ka shprehur bindjen se me punën e përbashkët do të ruhet bashkëpunimi mes vendeve, me ambicie që të shtrihet e thellohet edhe më tej.
“Po ashtu, u diskutuan mundësi të bashkëpunimit në fusha si ajo e tregtisë dhe investimeve, si dhe programe të bursave për teknologjinë”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim të parë, thuhet se Konjufca ka shprehur bindjen se bashkëpunimi me ambasadorin Iwama do të jetë i frytshëm, duke forcuar edhe më shumë partneritetin mes të dyja vendeve.
Gjithashtu, gjatë ditës, kryeparlamentari konjufca ka zhvilluar edhe një tjetër takim me një tjetër ambasador, atë të Jordanisë, Hazem Issam Al-Khatib Al-Tamimi./Njeshi/