13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Konjufca takon De Riun, flasin për zgjedhjet e fundit dhe qeverinë e re pas tyre

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riun.

Gjatë takimit bëhet e ditur se u diskutuan çështje dhe zhvillime të aktualitetit në vend e më gjerë si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë.

“Në veçanti, u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Kreu i kuvendit e ka falënderuar De Riun për vizitën e tij, teksa u shpreh i bidnur se raportet e mira mes të dyja vendeve do të thellohen gjithnjë e më shumë, në fushat e interesit të përbashkët./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...