1.6 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Konjufca thotë se është “pro zgjedhjeve, por duket dakordim me opozitën për kohën”

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ndanë mendim të njëjtë me opozitën për ta dërguar vendin në zgjedhje, veçse kërkon dakordim me partitë politike për ta gjetur kohën e përshtatshme.

Kreu i Kuvendit thotë se kërkesë specifike nga partitë politike nuk ka pasur, por që nuk e përjashton mundësinë për një gjë të tillë.

Ai poashtu tha se për kohën për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet dakordim me partitë politike.

“Sot e patëm mbledhjen e Kryesisë e përfunduam mbledhjen e Kryesisë nuk pashë asgjë nga këto kërkesa, por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar mund të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, të gjithë po thonë se është sivjet, por ky vit i ka edhe disa muaj”, tha ai.

“Nuk mund t’ju them saktë se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme a është vera apo vjeshta”, tha Konjufca./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...