27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Konjufca uron Afrim Gashin pasi u zgjodh kryekuvendar në Maqedoni të Veriut: Mezi pres t’ia nisim bashkëpunimit

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Konjuca ka thënë se mezi pret që të nis bashkëpunimin për të çuar përpara interesat e përbashkëta dhe për të kontribuuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit dhe synimeve euro-atlantike.

Reagimi i plotë i Konjufcës:

Urimet më të përzemërta z. Afrim Gashi, për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, përfshirë atë të institucioneve tona parlamentare. Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara sa më shumë interesat tona të përbashkëta, për të kontribuuar bashkërisht drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal dhe synimeve euroatlantike. Pres që marrëdhëniet mes institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje.

Shqiptarët janë jo vetëm shenjë demografie, por edhe demokracie në politikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj aksi mes lirisë dhe barazisë së qytetarëve u respektua sot me zgjedhjen e z. Gashi si kryeparlamentar, duke lënë pritshmërinë e vijimit në frymën gjithëpërfshirëse.

Uroj që ligjet, praktikat dhe kultura demokratike të na sjellë edhe më afër si vizion për një të ardhme sa më premtuese për të dyja vendet tona/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...