Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka bërë të ditur nga Zyra e saj për Media rrjedhën e takimit të rregullt të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë.
Në mbledhjen e Bordit me Kryeshefin Ekzekutiv ing. Dri Cena, ndër pikat me rëndësi të takimit, për KRU ‘Hidrodrini’ si kompani serioze dhe e suksesshme, ka qenë trajtimi i Planit të Biznesit 2024/2025.
Është trajtuar dhe shqyrtuar Draft-Rregullorja për nivelizimin e pagave dhe kompensimeve të tjera.
‘Bordi ka diskutuar edhe mbi Draft-Rregulloren, mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës, kjo në favor të ngritjes së mëtejme të profesionalizmit në raport me shërbimet ndaj konsumatorëve.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Takimi i rregullt i Bordit të Drejtorëve trajton një sërë çështjesh me rëndësi në interes të Kompanisë dhe konsumatorëve
Është zhvilluar Mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë dhe z. Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’.
Kanë marrë pjesë në takim edhe z.Besnik Zeqiraj – Zyrtar Kryesor Financiar i Kompanisë dhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e Kompanisë.
Ndër pikat me rëndësi të takimit, për KRU ‘Hidrodrini’ si kompani serioze dhe e suksesshme, ka qenë trajtimi i Planit të Biznesit 2024/2025.
Është trajtuar dhe shqyrtuar Draft-Rregullorja për nivelizimin e pagave dhe kompensimeve të tjera.
Bordi ka diskutuar edhe mbi Draft-Rregulloren, mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës, kjo në favor të ngritjes së mëtejme të profesionalizmit në raport me shërbimet ndaj konsumatorëve.
Është shqyrtuar edhe çështja e përzgjedhjes së Auditorit të jashtëm.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi&RADIO 1/