6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Konstituimi i Kuvendit në Serbi, opozitës atje po i bëhen kontrolle të rrepta para se të futen në seancë (Video)

Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP) dhe bartësja e listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, ka bërë të ditur në rrjetin social X se automjetet e deputetëve të opozitës janë duke u kontrolluar para seancës konstituive të sotme.

Tepiq ndau një video që tregon një burrë me rroba civile duke inspektuar automjetin e saj me një detektor metali.

“Kështu na kontrollojnë makinat që sot në mëngjes në parkingun e Kuvendit! Ne nga opozita, sikur jemi terroristë! Unë sigurisht dukem si dikush që do të sillte armë, bomba! Tmerr”, ka thënë Tepiq. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...