20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Kontrabandë me mallra – Policia konfiskon mbi 100 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme

Policia e Kosovës ka ndaluar në Viti një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohet nga i dyshuari mashkulli kosovar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘KONTRABANDË ME MALLRA

Fshat Mjak, Komuna e Vitisë, 09 prill 2025- 19:00-  Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore  i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.  Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK-ja. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...