Pas reshjeve të fundit, ekipet e specialistëve të KRU “Hidrodrini” në Deçan, kanë realizuar veprime për kontroll dhe ndërhyrje prevenuese në burimet furnizuese
Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të shiut janë ndërrmarrë veprime kontrolluese në burimet furniyuese në disa yona të Deçanit.
“Pas reshjeve të orëve të fundit, janë ndërmarrë veprime operuese në kontroll prevenues në burimet furnizuese në Bjeshkët e Jedovës, gjegjësisht tek rezervari i Hulajve si dhe përgjatë gypave furnizuese. Kontroll është realizuar edhe tek Gurrat e Hasanagës në Bjeshkët e Kërvalles”, kanë shkruar ata ndër të tjera.
Këto veprime kanë për qëllim sigurimin e furnizimit të pandërprerë me ujë të pastër dhe parandalimin e ndonjë ndotjeje të mundshme nga reshjet./Njeshi/