19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se ky organizim dëshmon se LDK-ja qysh sot me rininë në krah është e gatshme dhe e fortë përballë secilës betejë.

Abdixhiku iu drejtua të rinjve duke u thënë se mendimet, vendimet e veprimet e tyre të përkthyera në angazhim të drejtpërdrejtë brenda LDK-së, sipas tij i duhen më së shumti vendit tonë.

Në organizmin që bëri bashkë mbi një mijë të rinj e të reja të LDK-së, i pari i kësaj parti Lumir Abdixhiku potencoi se shteti ynë, i cili, sipas tij tash e tre vite është zënë peng nga propaganda e populizmi, ka nevojë për ndryshime nga të rinjtë.

“Rinia e Lidhjes, Forumi i Rinisë, strukturat tona rinore janë forca e vetme serioze e organizimit rinor në gjithë Kosovë… Mendimet, vendimet e veprimet e juaja sot të përkthyera në angazhim të drejtpërdrejtë brenda LDK-së, i duhen më së shumti vendit, i duhen republikës. Ky takim e ky organizim na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me ju në krah, është e fortë përballë secilës betejë përpara. Kjo betejë përpara e dashur rini e lidhjes kërkon ri-zgjim kombëtarë, kërkon forcën e rinisë jo si ndjekës e ndonjë politikani tjetër serial, por si bartëse e ndryshimeve të mëdha. Kjo betejë përpara kërkon insistimin kokëfortë tuajin për të drejtën që iu mohohet sot. Një atdhe i fortë, i pasur me të ardhme për ju…Vendi ynë i zënë peng tash e tre vite nga propaganda e populizmi, ka nevojë për të mirët e vet dhe ju vetë keni nevojë për njëri tjetrin”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, kryetari i Rinisë së LDK-së, Paris Guri tregoi se kanë realizuar 158 aktivitete, përmes së cilave janë angazhuar në përfaqësimin e interesave të të rinjve, për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sa më të madhe të rinisë në vendimmarrje.

Ndër sukseset e Forumit Rinor të LDK-së, Guri përmendi lansimin e kampanjës “Me ty” gjatë vitit të kaluar, ku kishin shpallur si vit të shëndetit mendor.

Guri u shpreh se janë të vendosur për të ndërtuar sipas tij një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës.

“Jemi angazhuar fortë e kemi punuar së bashku për të përfaqësuar interesin e të rinjve të vendit tonë për të drejtat e njeriut e përfshirjen sa më të madhe të rinisë në vendimmarrje. Jemi angazhuar fuqishëm që të jeni krahë i fortë për të rinjtë në veçanti me vajzat me ambicie politike…Kemi realizuat 158 aktivitete, të gjitha këto përmbajtjesore, takime me pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe e shtrirje në të gjithë Kosovën. Kemi shpallur vitin 2023 si vit të shëndetit mendor ku kemi lansuar kampanjën ‘Me ty’, kampanjë kjo me të cilën ndihemi krenarë dhe e kemi për zemër… Në kohën kur çdo vit mbi 50.000 persona e lëshojnë vendin, shumica prej tyre të rinj, barra bie mbi ne që të punojmë fortë e pa ndalë, që Kosovë të bëhet vend i jetueshëm përsëri. Kosova është e pasur me talente, të rinj e të reja të shkëlqyeshëm që po na e ndrisin fytyrën këtu e anë e mbanë botës. Andaj ne jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëmoshatarët tanë; këtë e garanton ‘Rruga e Re”, potencoi Guri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...