5 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Kopshti ‘Brezi i Artë’ kremtoi 28 Nëntorin me program artistik, recital e muzikor (FOTO)

Kopshti i fëmijëve ‘Brezi i Artë’ në Pejë, i është bashkuar kremtës së festës së shumëfishtë kombëtare, 28 Nëntorit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës e Flamurit kombëtar, ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së.

Nën patronatin e Drejtoreshës gjenerale, mësueses Njomza Pllunci-Gjikolli dhe nën përgatijet e mësueseve dhe edukatoreve të këtij kopshti, fëmijët brezist, nga Grupi ‘Bletët’, në sallën e posaçme të SHMU ‘Dardania’, shfaqën program me recitale, këngë e vallëzim, për të nderuar këtë festë të lavdisë kombëtare.

Përreth 40 minuta, të vegjëlit e ‘Brezit të Artë’, shpërfaqën para prindërve, gjyshërve e familjarëve, zemrën e tyre të madhe duke i recituar, kënduar e vallëzuar ngjyrave më të bukura në botë KUQ edhe ZI./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...