Kopshti, i cili përmban bimë të origjinës së Ukrainës, po ndërtohet ndërsa qyteti përgatitet ta organizojë festivalin evropian të këngës “Eurovision”
Qyteti po organizon garën në emër të Ukrainës më 13 maj, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Projektuesi i kopshtit Peter Lloyd tha se shpresonte se “pamjet dhe aromat” e kopshtit “autentik” ukrainas do të ndihmonin për të ofruar “pak rehati” për njerëzit.
Kopshti, i vendosur në Baltic Green në zonën e Trekëndëshit Baltik të qytetit, përmban gjithashtu dy tavolina shahu prej betoni dhe zona ndenjëse për të krijuar një vend “larg nga ngutja dhe nxitimi”./Njeshi/