27.1 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Kori dhe Orkestra e Fakultetit të Arteve, sonte performojnë në ‘Shën Katarina’

“Java Artistike Studentore”-në lëvizje sonte (E Mërkurë), nga ora 19:00 përmbyllë edicionin, me koncert në Kishën Katolike “Shën Katarina “në Pejë.

Paraqitja pason pas përformancave të suksesshme në Tiranë dhe Prishtinë.

Rreth pgatitjeve dhe sukseseve ka folur sot në ‘RADIO 1’, Prof. Mimoza Pajaziti Drançolli – Prodekane e Fakultetit të Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka”.

‘Dirigjent prof.Hysen Nimani dhe prof.Astrit Pallaska kanë bërë më të mirën e mundshme, që emocionet e Tiranës dhe Prishtinës ti sjellin edhe para publikut pejan.’-tha mes tjerash Drançolli, e ftuar në ‘RADIO 1’, tek Venera Berisha – Morina.

Ndryshe, siç edhe është raportuar në ‘RADIO 1’, mbrëmjen e këtij 14 Maji, ky Kor, nën udhëheqjen e Prof. Hysen Nimanit ka performuar në Tiranë, në hollin e Universitetit të Arteve atje.

Paraqitja e Korit pejan, ka ndodhur me ftesë të Universitetit të Arteve të Tiranës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...