13.8 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ nesër udhëton për në Greqi

Drejtuesi i Korit të Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ të Pejës, profesor Hysen Nimani ka bërë të ditur se do të jenë pjesë e Festivalit Internacional të Koreve “XI-International Choir Festival “Music & Sea” që mbahet në GREQI.

Nisja do bëhet nesër (e Diel).

Suksesi për këtë arritje të radhës prof. Ninami ja dedikon punes kolosale dhe vizionit në plasimin e vlerave të studentëve tanë dhe punën sistematike të pandalshme në nivelet kompetative përtej kufinjëve kombëtar në arenën internacionale.

Njoftimi i plotë:

‘Të dashur miq e artdashës,

Jam entuziast të ndaj me ju paraqitjet e radhës të Korit të Fakultetit të Arteve të UNHZ, në Festivalin Internacional të Koreve “XI-International Choir Festival “Music & Sea” GREQI.

Kjo vjen si rrjedhojë e sukseseve të njëpasnjëshme ku hapim sezonën e re koncertale me paraqitjet tona pikërisht në një destinacion të ri artistik të radhës, falë një pune kolosale dhe vizioni në plasimin e vlerave të studentëve tanë dhe punën sistematike të pandalshme në nivelet kompetative përtej kufinjëve kombëtar në arenën internacionale.’-thuhet në njoftimin e tij./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...