11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Kori Siparantum ftohet të marrë pjesë në festën e fundvitit në koncertet e Wiener Konzerthaus

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kori Siparantum është ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e Wiener Konzerthaus.

Sipas MKRS-së, koristët do të ngjiten në skenë së bashku me Orkestren Simfonike të Vjenës dhe Korin Wiener Singakademie, raporton Klan Kosova.

“Performanca tradicionale e Simfonisë së 9-të të Beethoven-it është pjesë e festave të Vitit të Ri në Wiener Konzerthaus për 26 vjet. Këtë vit, kënaqësia është e dyfishtë, pasi Kori Siparantum do të jetë pjesë e këtyre koncerteve”, shkruan MKRS-ja.

Koncertet janë planifikuar për datat 30 dhe 31 dhjetor 2023, si dhe 1 janar 2024, në orën 19:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...