29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Kori Siparantum – Koncert në Kishën Katolike “Shën Ndou”, Prishtinë

Të mërkurën, më 5 qershor 2024 në ora 20:00, Kori Siparantum do të performojë në Kishën Katolike “Shën Ndou” në një koncert të veçantë që pritet të sjellë një përvojë të pasur artistike për publikun vendas.

Pas një sezoni të suksesshëm me performanca në Belgjikë, Suedi, Austri, Poloni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kori Siparantum rikthehet në vendlindje për të prezantuar punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Ky koncert do të ofrojë një program të larmishëm muzikor, duke përfshirë vepra nga kompozitorë të njohur kosovarë dhe ndërkombëtarë, që nga periudha e Rilindjes deri tek muzika bashkëkohore.

Bashkohuni në këtë festë të vërtetë të artit vokal, duke sjellë së bashku traditën dhe  një mbrëmje magjepsëse muzikore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...