10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Kori ‘Siparantum’ më 2 Mars vjen me program surprizë për pejanët

Kori ‘Siparantum’ nën udhëheqjen e dirigjentit të njohur prof. Memli kelmendi, të shtunën më 2 Mars, nga ora 20:00 do të shfaqë një program me shumë surpriza në Kino-teatrin ‘Jusuf Gërvalla’ në Pejë.


Ndër të veçantat e këtij prezantimi do të jetë edhe një bashkëpunim me NRG ‘Band’ dhe hit-këngëtarin Besnik Qaka.

Është e rëndësishme të veçohet se të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave, (në vlerë prej 2 euro), do të tubohen si kontribut i publikut dhe dashamirëve të Korit ‘Siparantum’ për udhëtimin e këtij Kori në Romë, gjatë muajit Mars.

Nga sot biletat kanë filluar të shiten edhe nëpër rrugët e qendrës së qytetit të Pejës nga vet anëtarë e vullnetarë të Korit ‘Siparantum’ ndërsa që rregullisht mund të blihen në Kafiterinë “Structure” në Pejë si dhe në Kino Brenda orarit të punës së këtij institucioni. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...