Para një numri të madh artdashësish, ‘Siparantum’ erdhi edhe me befasitë e paralajmëruara.
Përpos finesave dhe risive të shumta si dhe paraqitjes në bashkëpunim me NRG ‘Band’, kryefjalë e tërë këtij organizimi ishte mesazhi që tashmë u përçua edhe nëpërmjet artit dhe kulturës, e që ishte motoja ‘Mos ma prek Lumbardhin’.
Se arti, kultura, muzika dhe sporti me fuqinë e tyre, shpërfaqin mesazhe dhe efekte shumëherë më të fuqishme se politika dhe institucionet, kjo u dëshmua edhe mbrëmë, në ‘Jusuf Gërvalla’.
Kori ‘Siparantum’ gjatë javës së ardhshme do të udhëtoj në Romë, ku padyshim dinjitetshëm do ta prezantojë velrën artistike mbarë shqiptare.
Fatkeqësisht mbështetja e munguar financiare për korin ‘Siparantum’ vazhdon, përderisa për udhëtimin drejt Romës, një shumë simbolike e mjeteve janë tubuar nga blerja e biletave nga Koncerti i mbrëmjes së shkuar. Udhëheqësi artistik, dirigjenti prof. Memli Kelmendi dhe kryetari i Korit ‘Siparantum’, Fatmir Bajraktari bashkë me anëtarët e këtij Kori vazhdojnë përpjekjet maratonike për rezultate në arenën ndërkombëtare të këtij organizimi. /Njeshi/