22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Korniza Buxhetore 2025 – 2027, Muhaxheri zhvilloi Dëgjimin Publik me qytetarë

Në zhvillime të dit, Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ka zhvilluar sot takim-dëgjimi publik me qytetarë, ku është shqyrtuar Korniza Afatmesme Buxhetore – 2025 – 2027.

Nga Korniza Afatmesme Buxhetore e Qeverisë, respektivisht buxheti i ndarë për vitin 2025 për Pejën është 39 milion e 689 mijë 882 euro.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës.

Komunikata e plotë:

Konsultimi Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2025 – 2027

Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur Konsultimi Publik me qytetarë, OJQ dhe grupe të interesit për të diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2025 – 2027.

Konsultimin Publik e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj.

I pranishëm në Konsultimin Publik ishte Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, znj.Diellëza Berisha.

Zyrtarja Kryesore Financiare në Komunën e Pejës, znj.Hajrije Haxhijaj i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e në bazë të Kornizës Afatmesme Buxhetore të Qeverisë, pra buxheti i ndarë për vitin 2025 është 39,689,882, pra është kjo shuma totale e buxhetit, e cila është e ndarë në pesë kategori, siç janë:

Paga dhe meditje: 18,569,164.75;

Mallra dhe shërbime: 5,297,000.00;

Subvencionet: 1,200,000.00;

Investimet kapitale: 13,618,717.25;

Shpenzimet komunale: 1,005,000.00.

Komuna e Pejës, pas këtij Konsultimi Publik do të fillojë me Dëgjimet Buxhetore nëpër Bashkësi Lokale për t’i dëgjuar dhe për t’i evidentuar kërkesat e qytetarëve./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...