15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Haradinaj: Programi i MCC-së është shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Amerikës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.

Haradinaj theksoi se ShBA ka treguar lidershipin e saj në ndihmë ndaj Kosovës.

“ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve.

Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin.

Hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka falenderuar ShBA-të për kontribut të gjithanshëm.

“Gjithmonë falënderues ndaj miqve tanë strategjikë ShBA-të, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...